[sgmb id=”1″]
Përqendrimi i pushtetit lokal në më pak njësi me aplikimin e Reformës Territorialë dy vite më parë nuk i ka bërë vendorët me të fortë financiarisht. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve i ka klasifikuar 13 bashki të vendit, ose 21 për qind e totalit të bashkive si borxhlinj të këqij ndaj të cilave do të nisë arkëtimi i detyrimeve me forcë.
Sipas të dhënave të tatimeve, 9 nga bashkitë janë kualifikuar si borxhlinj të këqij pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale.
Detyrimet e bashkive ndaj tatimeve lidhen kryesisht me mospagesat e sigurimeve shoqërore të stafit e punonjësve. Sjellja në këtë mënyrë e bashkive rrezikon të krijojë probleme të rënda sociale në periudhat e mëvonshme duke rrezikuar pagesat e pensioneve për qindra punonjësit e sotshëm.
Borxhi tatimor është përkeqësuar vitet e fundit, por në veçanti edhe detyrimet e paguara për sigurimet shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve kishte raportuar se në fund të vitit 2016 stoku i borxheve si pagesa të pabëra në kohë për sigurimet shoqërore arriti në 14.1 miliardë lekë. Nga kjo shumë rreth 2 miliardë lekë janë borxh i krijuar rishtas në vitin 2016.
Nga institucionet shtetërore shihet se ka një mungesë korrektese për pagat e sigurimeve nga ndërmarrjet e ujësjellësit, bashkitë dhe disa agjenci rajonale.
Projekti STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale) në përfundim të 384 raporteve të kontrollit në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka zbardhur detyrime të prapambetura në vlerën e 65 milionë euro në mesin e vitit të kaluar. Ky borxh ka shtuar detyrimet e shtetit shqiptar në të paktën 0,57% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ministria e Financave, nga ana tjetër, ka miratuar një plan veprimi që i detyron Bashkitë të shlyejnë detyrimet deri në fund të vitit 2018.
Bashkite | Data dhe viti i krijimit te detyrimit |
1- BASHKIA POLIÇAN | 29.03.2012 |
2-BASHKIA KAVAJE | 15.04.2015 |
3- BASHKIA RROGOZHINE | 06.01.2015 |
4-BASHKIA FUSHE KRUJE | 24.11.2014 |
5- BASHKIA KRUJE | 29/06/2017 |
6 -BASHKIA SHIJAK | 23.09.2016 |
7-BASHKIA DIVJAKE | 25.02.2013 |
8-BASHKIA MEMALIAJ | 01.04.2015 |
9-BASHKIA PERMET | 14.01.2014 |
10-BASHKIA TEPELENE | 01.04.2015 |
11-BASHKIA LIBOHOVE | 15.10.2015 |
12-BASHKIA SUKTH | 06.11.2015 |
13-BASHKIA HIMARE | 28.04.2017 |