Loading...

Skënderbeu “humb” 245 mijë euro nëse eliminon Dinamon e Zagrebit, por arkëton shumën e frikshme.

[sgmb id=”1″]

Në verën e vitit 2015, Skënderbeu u bë skuadra e parë shqiptare që kualifikohej në grupet e Ligës së Europës. Suksesi i jashtëzakonshëm i korçarëve kulmoi me një fitore historike në shifrat 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës.

Tashmë, dy vite më pas dhe për më tepër pas një sezoni (2016-2017) ku Skënderbeu nuk u lejua të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve për shkak të skandalit të trukimeve, bardhekuqtë do të tentojnë të përsërisin historinë.

Në rast se Skënderbeu kualifikohet sërish në grupe, atëherë klubi do të përfitonte direkt shifrën e çmendur: 2.6 milionë euro nga UEFA. Kësaj shumë do t’u bashkoheshin edhe 675 mijë eurot për kalimin e tre tureve, që do të thotë në total rreth 3.3 milionë euro. Rregullorja e UEFA-s është e tillë, që skuadrat, të cilat futen në grupe të Ligës së Europës, nuk do ta përfitojnë shumën prej 245 mijë eurosh për fazën “play-off”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com