Loading...

SI TË PËRGATISIM PATATINAT ‘CHIPS’ NË SHTËPI…

[sgmb id=”1″]

E gjitha filloi kur një klient po e mërziste Georgen, që ia kthehu disa herë porosinë e tij të patateve pasi nuk ishin shumë krokante. Atëherë, George i inatosur, i preu shumë hollë patatet dhe i skuqi, duke i bërë aq krokante sa nuk ishte nevoja të përdorej piruni. Klienti mbeti shumë i kënaqur dhe që në atë moment kjo pjatë u bë shumë e famshme në atë rajon. Le të themi që falë George dhe shpikjes së tij, sa kalorike por dhe aq të shijshme, prej shumë kohësh njerëzit nuk munden dot të heqin dorë nga patatet ‘chips’.

Por për të përgatitur këto patetina, ka dy mënyra: të skuqura dhe të pjekura.

Të skuqura: E gjithë vështirësia dhe truku i të bërit të këtyre patetinave qëndron tek prerja hollë e patateve. Prerja e tyre mund të bëhet me anë të një mandoline ose të një rende.
Vendosini fetat e patateve në ujë, në mënyrë që të hiqet niseshteja, një hap i rëndësishëm ky për shmangjen e prekjes së këtyre patateve me njëra- tjetrën. Më pas nxirrini nga uji dhe shtrojini në një leckë të thatë dhe të pastër.
Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr, duke i hedhur vajin.
Skuqini patatet dhe vendosini ato në një letër thithëse. Më pas mund t’i vendosni ato në një qese, duke iu hedhur pak kripë për shije, ose nëse iu pëlqejnë shije të tjera, mund t’i hidhni erza të ndryshme, të tilla si spec i kuq apo kerri. Rezultati do të jetë i shkëlqyer.

Në furrë: Ndiqni të njëjtat udhëzime si më sipër, por pasi patatet janë tharë, i vendosni në një zgarë ose në një tavë ku më parë të keni shtruar një letër pergamene, dhe i rendisni të gjitha fetat e patateve dhe i fusni në furrë në temperaturën 150  gradë, por furra duhet të jetë me ventilimin. Varianti i kësaj recete është se këto patate mund të mos jenë me yndyrë, por nëse doni, mund t’i lyeni ato me vaj dhe t’u hidhni sipër erëza të ndryshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com