[sgmb id=”1″]
Dita e dytë e zjarreve në afërsi të parkut kombëtar të Llogorasë ka qënë shumë e vështirë për punonjësit e zjarrfikseve, pasi situata e zjarreve është përkeqësuar mbasditen e sotme, ku zjarret të ndihmuara dhe nga era që vinte nga veriu ka rrezikuar seriozisht pyllin në parkin e llogorasë.
Për të shuar zjarret kanë qënë në terren 100 forca të ndryshme, që nga zjarrfiksit, punonjësit e ndërmarjes pyjore, forcat e armatosura si dhe banorë të zonës. Ndërkohë dy helikoperë kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarreve, duke hedhur ujë në të gjithë malin mbi fshatin Dukat. Në mbrëmje situata është përmirsuar disi, pasi era ka pushuar dhe zjarret janë përqëndruar në disa vatra.
Deri tani janë shkrumbuar nga zjarri dhjketra hektar me pemë si dhe shkurre. Por sipas punonjësve të pyjores rreziku nuk ka ikur, pasi një devijim i erës nga veriu do ti drejtoj flakët në pyllin e Llogorasë. Gjithsesi punonjësit e zjarrfikseve janë në terren duke monitoruar situatën, po ashtu ndërhyjnë në zona ku mund të shkojnë me këmbë, pasi terreni është shumë i rrezikshëm.
Po ashtu kreu i bashkisë së Vlorës ka monitotruar këtë situatë si dhe për kamerën tonë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, si dhe të jenë bashkpuntor për ndonjë vatër zjarri të mundeshme.