[sgmb id=”1″]
Nuk ka paqe në familjen Berisha, e cila po pushon tashmë në vilën e tyre në Lalz. Largimi i nipit të Haklajve, Spartakut drejt Gjermanisë, pasi përfundoi pushimet, bëri që dhe Sali Berisha të dalë nga “ngujimi” në Tiranë dhe të shkojë në Lalz.Ndërkohë që dhe i biri, Shkëlzen Berisha bashkë me bashkëjetuesen e tij Armina Mevlani të rikthehej në Shqipëri dhe të bënte dhe ndonjë vizitë tek babai Sali. Pavarësisht se ka qënë tërë kohën prezent në rrjetet sociale, bashkë me Arminën, përmes fotove që rezononin dukshëm me denoncimet e ish kryeministrit në rrjetet sociale kundër qeverisë së Ramës dhe shpenzimeve të kësaj të fundit. Por duket se Berisha nuk është ndjerë mirë nga prezenca e djalit të tij Shkelzenit dhe e bashkëjetueses së tij të re, Armina Mevlani në rrjetet sociale, përmes fotove në resortet më luksoze të botës, më të shtrenjtat mund të theksojmë, dhe për më tepër gjithnjë e zhveshur. Kjo ka sjellë irritimin e tij, teksa me ton urdhëror i ka kërkuar Shkelzenit që të mbledhë të dashurën e tij, pasi po ia nxjerr bojën familjes Berisha. Burime të sigurta bëjnë me dije se ish kryeministri është shprehur se po e bllokon dhe në jetën politike, pasi sa herë denoncon një shpenzim të kësaj qeverie, menjëherë i nxjerrin fotot e Arminës dhe të djalit që pushojnë gjatë gjithë vitit në resortet më luksoze të Paqësorit dhe të botës. Madje i bëjnë dhe pyetjen se ku i gjen këto para. Berisha ka kërkuar nga Shkelzeni që ta mbledhë të dashurën e tij dhe të heqin dorë nga mania për të hedhur në rrjetin social fotot e lëvizjeve të tyre në vendet më të shtrenjta të botës.
Me sa duket ish kryeministrit Berisha i ka ardhur në majë të hundës jeta luksoze e të birit, jo përsa i përket shpenzimeve, por për shkak se po i sjell shumë probleme në jetën politike. Njëherësh i ka dhënë ultimatum, që nëse nuk heq dorë nga këto publikime dhe manira për të nxjerrë në publik jetën luksoze që bëjnë, të shporren njëherë e mirë nga jeta e tij. Dhe ka treguar se e mban fjalën. Pasi dhe kur Shkelzeni, ndonëse ishte strehuar të kushuriri në Suedi për të shpëtuar nga ndonjë revoltë e mundshme pas vitit 1997, ra në dashuri me kushurirën e tij dhe u kthyer me gruan më të madhe në moshë në Shqipëri. Asokohe Berisha nuk e pranoi as djalin dhe as nusen e tij kushurirë në shtëpi, dhe për shumë vite kanë qëndruar në Durrës. Vetëm Liria i vizitonte. Por duket se Armina dhe shpenzimet e saj, që dhe bëhen publike në rrjetet sociale, është një kosto e fortë politike jo vetëm për Berishën por dhe për PD. Ndaj dhe Berisha ka vendosur të ndërhyjë në mënyrë drastike.