[sgmb id=”1″]
Ndryshe nga 4 vjet më parë, në mandatin e dytë të qrverisjes, Kryeministri Rama nuk do t’iu kërkojë ministrave të rinj të mos mbajnë edhe mandatin e deputetëve.
Sipas burimet nga selia rozë, një procedurë e tillë nuk është në parashikimet e kryeministrit Rama.
Kjo shuan shpresat e disa emrave të njohur socialistë, që mbetën poshtë “vijës së kuqe” në zgjedhjet e 25 qershorit, çka do të thotë se nuk do të mund të hyjë dot në parlament ish – ministrja Milena Harito, kreu i FRESH Eljo Hysko, deputeti i dyzuar mes LSI -së e PS -së Spartak Braho, i cili ishte i pranishëm në asamblenë e PS –së ditën e djeshme.
Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, për shkak se në mes ishte LSI -ja.
Ndërsa në këtë mandat gjërat janë ndryshe, pasi kryeministri Rama e ka vetë timonin, dhe në qeveri e parlament, mesa duket ka njerëzit që i duhen, çka e bën të panevojshëm zëvendësimin e tyre në Kuvend.