[sgmb id=”1″]
Pas ditëve të fundit të korrikut, kur temperaturat ranë ndjeshëm, vala e të nxehtit afrikan është rikthyer dhe sipas parashikimeve do të vazhdojë edhe për, të paktën, ditët e para të muajit gusht. Kështu, sipas parashikimit të Meteoalb, vala e të nxehtit afrikan godet sërish vendin tonë duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent.
Nuk përjashtohen mundësitë për shira të përkohshëm në zonat verilindore dhe juglindore. Temperaturat më të larta priten ditën e martë dhe të mërkurë mbi 40 gradë C. Deri në datat 8 – 9 gusht nuk priten shumë ndryshim të tyre. Parashikohet që 10-ditëshi i dytë i gushtit të sjellë temperatura normale të muajit, vlera 32 – 33 gradë C.
Pritet që muaji gushti 2017 të mbetet i thatë, por do të ketë 2–3 ditë me reshje të pakta. Krijohet mundësia për shira të pakët, por jo në të gjithë territorin në datat 6–8 gusht, ndërsa rritet mundësia për shira në datat 10–12 gusht.