Loading...

Policia thyen rekord, nis procedim penal ndaj 90-vjeçarit nga Shkodra.

[sgmb id=”1″]

Kur vjen puna te masa e ndëshkimit pas thyerjes së ligjit, policia shqiptare po tregon se s’ka asnjë rëndësi mosha e personit të targetuar.  

 Në kuadër të zbatimit të planit të masave lidhur me rastet e ndërtimeve të paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër filloi procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj 3 personave, mes tyre edhe një i moshuar 89 vjeç.

R. V. banues në fshatin Ura Shtrenjt, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, në fshatin Ura Shtrenjtë, kishte ndërtuar me mure betoni një shesh anash rrugës Mes – Prekal, pa lejet përkatëse. Ndaj tij ka nisur procedim penal, ashtu si edhe për Xh. D. 39 vjec, banues në fshatin Drishtë, Shkodër, pasi në fshatin Drishtë, u konstatua se kishte ndërtuar një objekt një katësh, pa lejet përkatëse, B. A. 44 vjec, banues në lagjen “Tepe” Shkodër, pasi në lagjen “Tepe”, në banesën e tij po bënte punime pa lejet përkatëse.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com