[sgmb id=”1″]
Pesë shekuj më parë, një filozof italian bëri një parashikim apokaliptik që në mes të verës për dy ditë do të bjerë borë në qytetin me diell të Salentos.
Tashmë profecia e Matteo Tafurit rrezikon të bëhet realitet, të paktën sa i përket dëborës, për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë pushtuar Europën, duke bërë që plazhet e Salentos të mbulohen nga dëbora. Dëbora në Salento ra përgjatë fundjavës teksa shkollat u mbyllën pasi jugu i Italisë nuk është i mësuar me reshje të tilla të dendura dëbore.
Kjo ka bërë që përdorues të shumtë në rrjete sociale të frikësohen se një profeci e tillë mund të kthehet realitet.