[sgmb id=”1″]
Një restorant ka rënë pre e grabitjes pak ditë më parë në Llogara nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.
‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ kanë arritur të sigurojnë pamjet nga kamerat e sigurisë së restorantit, grabitje që daton në 19 gusht, në orën 01:09 pas mesnate.
Në pamje duken qartë dy grabitësit ku njëri prej tyre thyen forcërisht derën kryesore, hyn në ambientet e restorantit dhe merr prej aty xhiron ditore.
Ndërsa personi tjetër i armatosur me një kallashnikov e pret jashtë restorantit.
Pasi mundën të grabisnin shumën e parave ata u larguan pa u pikasur nga askush ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.