[sgmb id=”1″]
Keqpërdorimet e hakerëve përmes mesazheve që përmbajnë viruse nuk ndalen asnjëherë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se së fundmi është përhapur një virus që hakerët e kanë dizajnuar që t’ua bllokojë pajisjen tuaj teknologjike si telefonin e mençur apo kompjuterin.
Ky virus vjen në inboxin e Facebookut përmes një mesazhi që paraqitet grafikisht me një link të shkurtër që përmban video dhe më një emoji. Nëse e hapni, virusi do të shkaktojë bllokimin e kompjuterit dhe ju do të duhet të paguani për ta kthyer kompjuterin në gjendjen e mëparshme.
Tutje, raportohet se ky virus ka tendencë që të përhapet me shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale, duke përfshirë edhe nëpër të gjithë miqtë e profileve që janë të infrektuara.