[sgmb id=”1″]
Gjatë paradites, territori shqiptar dominohet nga kthjellimet ndërsa gjatë mesditës shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore.
Pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat veriore dhe Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet atmosferike në zonat Jugore, më të dukshme në juglindje të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2-3°C duke bërë që ekstremet termike në rang vendi të variojnë nga 10°C në verilindje deri 33°C në jugperëndim.
Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi permanent Verior duke gjeneruar në det, dallgëzim 2-3 ballë.