Loading...

Mot ekstrem:Breshëri sa një arrë rrafshon vreshta e drufrutorë në Librazhd.

[sgmb id=”1″]

Librazhd-Duket e pabesueshme. Ndërsa temperatura shënon mbi 40 gradë, nga qielli bie breshër sa një kokërr arrë.

Ka ndodhur në Kuturman të Librazhdit. Mjaftuan vetëm disa minuta që breshëri “vrasës” të rrafshojë gjithçka, vreshta, mollë, drufrutorë, prodhime të stinës në bujqësi etj. Madje nuk munguan edhe plagosjet në kafshë e njerëz.

Ky paradoks klimaterik ka bërë që të rrënojë dhjetëra ferma bujqësore në këto anë. Banorët e Kuturmanit kanë humbur gjithçka pasi, me vreshtat dhe drufrutorët, siguronin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Gjithçka këtë vit u shkoi dëm.

Ata kanë apeluar për ndihmë dhe subvencione nga shteti, por nuk duhet nëse do t’i dëgjojë kush.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com