Loading...

“Mos më lër fëmijët jetimë”, thirrja e dëshpëruar e gjyqtares kur tentoi ta vriste burri në Golem në 2015.

[sgmb id=”1″]

I shpetoi nje sulmi te pare nga ish-burri, por sot nuk mundi dot. Burri me te cilin solli ne jete dy femije, e me te cilin u ndane e paten probleme te shumta, e ekzekutoi sot me dy plumba brenda makines, nderkohe qe ne vitin 2015 kishte tentuuar ta vriste teksa ajo ishte ne plazh se bashku me femijet.

Sipas dosjes se prokurorise, ne ate dite, ajo pasi u pelesh me ish burrin ne Golem, dhe pa qe ai nxori armen ta vriste, iu lut te mos e bente, te mos i linte femijet jetime.

Sjellim pjese nga dosja

Viktima e sotme, ekzektuar nga ish-burri i saj, Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit, kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet.

Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten.

Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate.

Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere. Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste:

“Po me vret, po me vret” dhe i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. Policia ka mberritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorezuar çanten, te cilen e kishte patur Fadili Kasemi.

Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me kreher te vendosur ne te.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com