[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme t’iu urojë “mirëmngjes” të gjithëve shqiptarëve me anë të një fotoje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës, vizituar deri më 31 korrik të këtij viti nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë shkruan Rama.
Edhe te ky postim i sotëm nuk kanë munguar komentet e qytetarëve, të cilët shprehen jo pak të revoltuar me qeverisjen e Ramës.
Një prej tyre i shkruan se është bërë si plaku duke reklamuar rrugët e fasadat, por për planin ekonomik nuk flitet asnjë fjalë.