[sgmb id=”1″]
Partitë politike janë në prag të finalizimit të marrëveshjes për ndarjen e ministrive të qeverisë “Haradinaj”.
Ua sjell listën e ministrive që pritet t’i takojnë PDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së, Listës Serbe, Aleanca Kosovare e Re (AKR) e Behgjet Pacollit përfundimisht të enjten (nesër) do ta braktisë koalicionin me LDK-në dhe do ta votojë kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veseli.
Për një veprim të tillë Partia e Behgjet Pacollit pritet t’i fitojë së paku dy ministri të rëndësishme në qeverinë “Haradinaj”, e cila do të votohet menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se AKR-ja do të udhëheqë me diplomacinë kosovare, ku në këtë post do të shkojë lideri i partisë, Behgjet Pacolli dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Partisë më të madhe në koalicionin PAN (PDK-së), përpos postit të kryeparlamentarit, në Qeverinë e re do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e FSK-së, Ministria e Drejtësisë e Ministria e Integrimeve Evropiane.
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, i takon posti i kryeministrit, përderisa sipas diskutimeve me partnerët pritet t’i takojë edhe Ministria e Infrastrukturës, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit