Loading...

Majlinda Bregu humbet njeriun e shtrenjtë të familjes, ja dedikimi prekës që bën për të.

[sgmb id=”1″]

Mosha nuk përmendet në hidhërimin e vdekjes!

Sigurisht, është më e lehtë për t’u pranuar për shkak të rrjedhës natyrale të jetës por dhembjen nuk e bind as kjo gjë.

Majlinda Bregu, ka humbur sot një njeri të rëndësishëm, që ka qenë i pranishëm në të gjitha etapat e rritjes së fëmijëve të saj.

Babai i bashkëshortit të Bregut, Namik Ajazit, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjecare. Ky ishte gjyshi që gjeti kur shkoi në shtëpinë e re dhe që e thirri gjithmonë njësoj.

“Adieu ‘Gjysh’!

Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë. As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.

Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.

Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.

Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com