Loading...

“Lupeni” minoren i Durrësit, 12 vjedhje në 2 muaj.

[sgmb id=”1″]

Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se është autor i 12 vjedhjeve në vetëm 2 muaj.

Sipas burimeve zyrtare, J. P., 16 vjeç nga Shenavlashi është ndaluar pasi ka kryer vjedhje kryesisht në zonën e Plazhit në Durrës, dhe në Shijak, duke vjedhur vlera monetare por dhe sende me vlerë.

Më konkretisht:
1.Më datë 14.05.2017, në Shijak, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases E.B. ku ka marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.

2. Më datë 12.06.2017,  në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.K.  ku ka marrë  bizhuteri dhe vlera monetare.

3.  Më datë 24.06.2017,  në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetases D.K.  ku ka marrë  pije të ndryshme.

4.  Më datë 10.07.2017,  në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka hyrë nga dritarja e lokalit në pronësi të shtetasit B.K. ku ka marrë  vlera monetare.

5.  Më datë 15.07.2017,  në fshatin Sukth I Ri, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.S.  ku ka marrë  një aparat telefoni celular dhe vlera monetare.

6. Më datë 29.07.2017,  në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh.S.  ku ka marrë  disa paketa cigare.

7. Më datë 31.07.2017,  në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit I.E.  ku ka marrë vlera monetare.

8.  Më datë 07.08.2017,  në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K.  ku ka marrë  dy ora dore dhe vlera monetare.

9. Më datë 10.08.2017,  në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V.B.   ku ka marrë vlera monetare.

10. Më datë 13.08.2017,  në Shijak dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.K.  ku ka marrë  bizhuteri dhe vlera monetare.

11. Më datë 16.08.2017,  në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.D.  ku ka marrë  bizhuteri dhe vlera monetare.

12. Më datë 23.08.2017,  në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Xh.M.  ku ka marrë  një TV.
Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes më shumë se një herë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com