Loading...

Luftë me armë tek “Komuna e Parisit”, zbulohet identiteti e foto e 24-vjecarit të plagosur.

[sgmb id=”1″]

Një person ka mbetur i plagosur me armë pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Sipas njoftimeve të fundit, një person i moshes 24 vjec, i identifikuar me emrin Lorenc Hoxha, është qëlluar dy herë me armë zjarri në zonën e kryqëzimit tek Komuna e Parisit. I plagosuri njihet edhe me emrin Lenci V.Hoxha, 24 vjec, nga Bulqiza.

Mësohet se i plagosuri ishte në makinën me targa AA 777 RT kur është qëlluar me armë zjarri. Automjeti me te cilin levizte i demtuari ka qene nje makine luksoze Mercedes Benz.

24-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën tip ‘Benz’ me targa AA 777 RT në pronësi të Xhevdet Hoxhës, kur është zënë në pritë në një ‘tunel’ poshtë një pallati dhe u qëllua tre herë me armë zjarri.

Deklarata e policise se Tiranes:
Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com