Loading...

Kapen 48 kg kanabis në një automjet, në pranga 3 persona.

[sgmb id=”1″]

19 kg kanabis u kapën nga Policia Kufitare e Muriqanit në Shkodër, gjatë një tentative trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Droga ishte fshehur poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit që drejtohej nga Zeqir Rrapi, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili u arretua në flagrancë.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për këtë sasi droge që kishte si destinacion Italinë, ndaj ushtroi kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Droga ishte ndarë në 20 pako, ndërsa një tjetër sasi kanabisi, 29-vjeçarit iu gjet edhe në banesë.

Ndërkohë, në Dibër, në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, policia sekuestroi rreth 27 kg  kanabis, ndërkohë që në pranga përfunduan 2 vëllezër.

Xhevahir dhe Urim Keçaj, 25 dhe 26 vjeç, banues në fshatin Zenisht të Matit, u ndaluan në aksin rrugor Ura e Topojanit-Maqellarë me sasinë e drogës në automjetin tip Ford, që ishte futur në 3 thasë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com