[sgmb id=”1″]
Një infermier që po shërben dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve në veri të Gjermanisë, është tani i dyshuar në së paku 84 raste të tjera të vrasjes, tha policia.
Dyzetvjeçari, i identifikuar vetëm si Niels H, është dënuar për vrasje në tentativë më 2006 dhe për vrasje më 2015.
Viktimat e tij kanë marrë doza vdekjeprurëse në njësitet ku ai ka punuar.
Të afërmit e pacientëve që kanë vdekur në klinikat ku ai ka punuar, i kanë kërkuar policisë ta hetojë tutje.
Një komision është ngritur në vitin 2014 për të hetuar shkallën e krimeve të tij.
Medikamenti që ka përdorur ai, ka shkaktuar dështimin e zemrës ose kolapsin e sistemit të qarkullimit të gjakut te pacientët.
Gjatë gjyqit të tij në vitin 2015, ai ka pranuar aplikimin e medikamentit te rreth 90 pacientë në një klinikë të kujdesit intensiv në Delmendorst.