Loading...

Holandezit i dalin nga hundët pushimet, i bëjnë hatanë në Spille.

[sgmb id=”1″]

Tri ditë para se të përfundonte pushimet e tij në bregdetin shqiptar, një turist holandez ka rënë pre e një vjedhjeje të ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku ishte akomoduar.

Persona ende të paidentifikuar i kanë thyer makinën, duke vjedhur para dhe çdo gjë tjetër me vlerë që kanë gjetur brenda. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në plazhin e Spillesë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se shtetasi nga Holanda, 54-vjeçari me iniciale E.D., ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Rrogozhinës, pasi ka lajmëruar më parë në numrin e emergjencave.

Ai ka deklaruar se rreth orës 19:00, kur po kthehej nga plazhi bashkë me gruan e tij, kanë parë që xhami i makinës së tyre ishte i thyer. Makinën e kishte parkuar vetëm pak metra larg bregut të detit, në parkingun e një lokali, të cilin e ka frekuentuar gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Shqipëri.

Fillimisht ka dyshuar për ndonjë incident të mundshëm, por pasi ka kontrolluar brenda saj, ka parë që mungonin paratë, telefoni dhe kartat e tij të bankës. Menjëherë ka kuptuar se bëhej fjalë për një vjedhje dhe ka telefonuar në numrin e emergjencave.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, që, pasi kanë bërë këqyrjen e automjetit të thyer, për fiksimin e ndonjë prove të mundshme, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

NGJARJA

Falë masave të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, kryesisht në drejtim të parandalimit të krimeve kundër pronës, këtë vit duket se nuk janë regjistruar shumë vjedhje. Megjithatë, krime të tilla nuk kanë munguar, kryesisht në zonat bregdetare, ku pre e hajdutëve janë më së tepërmi pushuesit e juaj dhe ata nga Kosova.

I tillë është edhe rasti i turistit holandez, i cili bashkë me gruan kishte zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushime. Pas dy ditësh, 54- vjeçari do të largohej nga Shqipëria, por duket se një incident në plazhin e Spillesë i ka lënë shije të hidhur në ditët e tij të fundit të qëndrimit.

Persona të paidentifikuar i kanë thyer makinën duke i vjedhur 1200 euro, një smartphone “Samsung Galaxy”, si dhe kartat e bankës. Policia tha dje se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, duke filluar nga verifikimi i disa gjurmëve të gishtave që janë konstatuar në makinën e turistit holandez.

Ndërsa po verifikohen gjithashtu edhe kamerat e sigurisë së lokalit, në parkingun e të cilit ishte parkuar automjeti ku ndodhi vjedhja. Burimet thanë se janë shoqëruar disa persona të dyshuar, kryesisht ata që kanë qenë të skeduar më parë për vjedhje dhe njihen si problematikë në zonën e plazhit. Por nuk përjashtohet mundësia që autorët mund edhe të mos jenë banorë të zonës, pasi në këtë periudhë autorët e vjedhjeve lëvizin edhe nga qytete të tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com