Loading...

Grupi prej 10 shqiptarësh masakrojnë me tulla e shishe të riun italian në Milano.

[sgmb id=”1″]

ITALI – 10 shqiptarë kanë rrahur brutalisht një djalë italian, pas një grindje të momentit. Mediat italiane bëjnë me dije se djemtë ishin në gjendje të dehur. Sherri nisi mes njërit prej shqiptarëve dhe djalit italian.

Por një tjetër djalë me origjinë shqiptare u përpoq që të ndalonte dy protagonistët e sherrit por ishte e kotë.

Më pas ngjarja mori përmasa akoma më të mëdha kur djali shqiptar u zhvendos në qendër dhe u kthye me një grup prej 10 bashkatdhetarësh, të cilët shkuan te djali italian.
Gjatë sherrit u përdoren edhe sende si tulla apo shishe derisa fytyra e tij u mbulua në gjak, shkruan Libera Stampa.

Policia po punon për kapjen e djemve shqiptarë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com