[sgmb id=”1″]
Ditën e sotme, gazetari Fatos Mahmutaj i ka dërguar kryeministrit Rama një letër në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fshatin e tij të lindjes, Metoh, në Mallakastrës, që prej dy ditësh.
Gazetari Mahmutaj i cili jeton në Bruksel, e cilësoi zjarrin të qëllimshëm.
Sipas tij, janë kultivuesit e kanabisit në këtë fshat, të cilët duan të fshehin gjurmët.
Ja çfarë thotë gazetari Mahmutaj:
“Zjarri ka rënë në kodrën jugore të këtij fshati, dhe ishin kultivuesit e hashashit, të cilët pasi volën hashashin, për të zhdukur provat, dogjën sipërfaqen rreth e rrotull.
I favorozuar nga era zjarri doli jashtë kontrollit, dhe pasi i dha fund pjesës që i përket fshatit Nishovë të Beratit, erat e shtynë drejt nesh, dhe deri tani ka arritur deri në 5 kilometër katrorë pyll pishe që është djegur shkatërruar dhe ka arritur në kufi të banesave në njërën nga lagjet e fshatit tim”.