[sgmb id=”1″]
Sot dhe nesër vijon dominimi i masave ajrore te nxehta e te thata nga kontinenti Afrikan drejt Evropës Jugore te cilat sjellin kthjellime dhe temperatura ekstremisht te larta ne territorin shqiptar.
Orët e pasdites sjellin vranësira kalimtare ne zonat malore por pa mundur te gjenerojnë shira.
Përsa i përket situatës termike, temperaturat kane pësuar një rritje te lehte ne mëngjesin e sotëm po ashtu mesdita ka një rritje prej 1 – 2 gradesh ne te gjithë territorin duke bere qe maksimumi ne rang vendi te ngjitet ne 40 grade C.
Dita e neserme nuk pritet te sjelle ndryshime te temperaturave, madje edhe më e nxehtë duke ruajtur maksimumin ne rang vendi ne vlerat 40 – 41 grade Celcius.
Jini të kujdesshëm, mbani një shishe ujë me vete!