[sgmb id=”1″]
Të gjithë jemi krenarë për bregdetin tone në jug të Shqipërisë por ama të gjithë jemi të vetëdijshëm edhe për çmimet super të kripura me të cilat përballemi në ato pak ditë pushime që bëjnë.
Ky fenomen, gjithmonë duke pasur parasysh gjendjen ekonomike shqiptare, ka shkaktuar reagime të forta negative nga njerëz të thjesht dhe publik, ama asgjë ska ndryshuar.
Së fundmi, është aktori i njohur i humorit në Portokalli, Marin Orhanasi, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj çmimeve dhe shërbimit në bregdet, konkretisht, në atë të Kalasë së Likurëzit.
Ai ka shpërndarë në Facebook një status ku shkruan: “Nga Kalaja e Likurëzit mbrëmë. Çe do që pamja me çmimet nuk shkon fare!”.
Më pas, ai vazhdon: “Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, i thashë, kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë!”.