Loading...

Bluza 5-vjeçare e Angela Merkel “u heq trurin” njerëzve, çfarë ka kaq të veçantë?

[sgmb id=”1″]

Kancelarja gjermane Angela Merkel është fotografuar gjatë një udhëtimi në ngjitjen e malit, teksa mban veshur të njëjtat veshje, në të njëjtin vend, gjatë vitit të pestë të udhëtimit

63-vjeçarja është duke shijuar pushimet me bashkëshortin, 68-vjeçarin Joachim Sauer, në veri të Italisë, teksa është larguar për disa ditë nga drejtimi i shtetit të saj.

Në fotot e shkrepura vit pas viti kancelarja duket që mban veshur të njëjtën këmishë të kuqe me viza dhe një palë pantallona të bardha, ndërsa ngjit malin në të njëjtin vend që prej vitit 2013.

Veshja e saj u ka bërë përshtypje shumë personave, ndërsa në Britaninë e Madhe e kanë paralelizuar edhe me kryeministrin David Cameron, i cili shihet shpesh të vishet me një bluzë polo ngjyrë blu, sa herë që shkon me pushime me bashkëshorten e tij, Samantha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com