[sgmb id=”1″]
Gjykata e Tiranës ka nisur seancën gjyqësore për katër të akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit në afërsi të Stadiumit “Selman Stërmasi”.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për të akuzuarit. Ndërkohë që deri në këto momente vetëm Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Në ambientet e jashtme të seancës ka qenë i pranishëm edhe babai i Eugen Bitrajt.
“I kërkojmë falje familjes. i shprehim ngushëllime të thella. U lutem të gjejnë forca të reagojnë pozitivisht. Gjithçka ka ndodhur për një karikues. Nuk jemi takuar deri tani pasi situata është shumë e rëndë”