[sgmb id=”1″]
Disa ditë pas vdekjes së ‘’Renit’’ në Lungomare, Vlorë, vjen bashkëshortja e tij me një rrëfim drithërues.Shtetësja, Lionela Xhaferraj ende me lot në sy, tregon momentet e fundit të qëndrimit të saj me bashkëshortin. Ajo tregon se “Reni” u vra disa minuta pasi ishte kthyer nga Tirana dhe nga takimi me fëmijët. “Atë natë sapo është kthyer nga Tirana, erdhi në shtëpi dhe ndenji pak me fëmijët. Luajti me ta dhe më pas e mori një shok në telefon për të pirë kafe. Më tha që ishte i lodhur por nuk ja prishte dot.
Pas pak kohësh, mua më marrin në telefon dhe më thonë që Renin e kishin vrarë. Jam një nënë me tre fëmijë të cilët më mbetën fëmijë. I bëj thirrje Kryeministrit të vendit që të gjejë vrasësit e burrit tim. Iu derdh gjaku në mes të Vlorës. I bëj thirrje policisë dhe Prokurorisë mos të fshehin ngjarjet, mos të fshehin kamerat, sepse burri im kishte vendosur tetë kamera. Ndihej i kërcënuar lëvizte i armatosur. Duam që shteti të na gjej një zgjidhje se jeta jonë nuk është më e sigurt.
E vetmja gjë që kanë mbetur është të më vrasin mua dhe fëmijët. Reni nuk i ka bërë keq askujt, por lëvizte i armatosur që kur iu vra nipi në Durrës. Ai nuk ka vrarë njeri, nuk ishte kriminel. Rrinte me mua dhe fëmijët gjatë gjithë kohës. Burri im nuk është fshehur, ai mendonte se ndjehej i kërcënuar se i vranë nipin, por gjithmonë thoshte më mirë të rroj pesë ditë si luan sesa një jetë si mi i fshehur”, thotë bashkëshortja e Renato Omerit, shkruan Shekulli.
Ndërkohë, ajo shprehet se atij ia ka ndjerë shpirti që do të vritej, pasi kohët e fundit ka ndenjur i tensionuar.
“Gjatë gjithë kohësishte i tensionuar, ndoshta ja ka ndjerë shpirti, por kërcënime nuk kishte marrë se do më thoshte. Kishim bërë plane të iknim jashtë shtetit t’ia nisnim nga e para. U nis për në Belgjikë por e kthyen”, tregon ajo.