[sgmb id=”1″]
Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Ksamil, orët e vona të mbrëmjes së shkuar, ku në një atentat, mbeti i vrarë, Vamgjush Ciko, babi i Dhimitër Çikos, ky i fundit ndodhet në burg për vrasjen e 47-vjeçarit,Aleksander Bardhi në vitin 2016 Viktima është qëlluar rreth pesë herë me pistoletë, plumbat e kanë kapur në kokë dhe në gjoks, raporton “Shekulli”.
E ndërsa gruaja e tij bërtiste fort dhe e tundte viktimën në makinë duke thënë “më vranë Gelin” Gjithashtu mësohet se viktima u vra pa zbritur nga makina, dhe autorët kanë qenë dy dhe janë larguar me makinë, ndërsa para atentatit qëndroni të fshehur poshtë një ulliri që ndodhej në shtëpinë e viktimës.
Zona ku ndodhi ngjarja ishte e pandriçuar, ndër të tjera mësohet se gruaja e 50-vjeçarit ka parë personin që e ka qëlluar.