[sgmb id=”1″]
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që i ishte përgatitur presidentit të ekipit të futbollit Kamzës, Naim Qarri.
Burime zyrtare nga policia thanë se në makinën e Qarrit është vënë një sasi eksplozivi që kishte shpërthyer duke dëmtuar mjetin.
Ja çfarë thotë Policia e Tiranës:
Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.
Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.
Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.