Loading...

6 plumba në trup e i vdekur në vend/E shkuara kriminale e Renit, lëvizte me pistoletë me vete.

[sgmb id=”1″]

Renato Omeri është 36-vjeçari që ngeli viktimë e një atentati mafioz të ndodhur gjatë orëve të fundit në qytetin e Vlorës. Ai është babai i tre fëmijëve dhe ndodhej i ulur në një lokal në zonën e lungomares, në momentin që u qëllua për vdekje.

Omeri ka ndërruar jetë rrugës për në spital dhe nuk ka mundur të mbijetojë, pasi plumbat i kanë prekur organet vitale.

Paraprakisht mësohet se ndaj babait të tre fëmijëve është qëlluar me 6 plumba, ndërsa kemi të bëjmë me një atentat mafioz të mirëmenduar. Autorët, të cilët kanë qenë dy, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Policia e Vlorës bën me dije se autori është larguar në këmbë mes pallateve.

Në rrugë jo zyrtare mësohet se njëri prej autorëve që kanë marrë pjesë në atentat qëndronte me një automjet disa metra më larg. Pasi është lëshuar breshëria e plumbave ndaj Renit, atentatori ka hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Ujit të Ftohtë.

Policia bën me dije se në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O), i cili ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.

Në vendngjajre, para lokalit ku u ekzekutua 36-vjeçari ndodhen ende hetues të policisë së Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë teksa po mbledhin provat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com