Loading...

Zviceranet të çmendura për shqiptarët, shifrat befasuese të martesave.

[sgmb id=”1″]

Statistikat tregojnë se dy nga pesë zviceranët kanë partnerë të huaj. Martesat dykombëshe janë rezultat i ndryshimeve politike, ekonomike dhe sociale, ku kanë ndikuar edhe rritja e dixhitalizimit dhe komunikimet e thjeshta, shkruan ‘Blick’.

Me rritjen e globalizimit po rriten edhe martesat dykombëshe në Zvicër. Në vitet 80’ përqindja e martesave mes zviceranëve  dhe zviceraneve ka qenë 70 %, kurse kjo shifër ka rënë në 48 %, përcjell albinfo.ch.

 Martesat binacionale lidhen më shpesh në qytetet e mëdha, sesa në zonat rurale, për shkak se të huajt më shumë kanë tendencë të vendosen nëpër qendra më të mëdha sesa në fshatra.

Martesat dykombëshe janë rritur dukshëm në 15 vitet e fundit. Shkalla e divorcit në Zvicër ka pasur ngritje të madhe që nga viti 2000.

Statistikat tregojnë se divorcet janë  në masë përafërsisht të njëjtë si në mes zviceranëve, ashtu edhe me të huaj.
‘Blick’ jep edhe disa shembuj me rrëfime mbi martesat në mes zviceraneve dhe të huajve.

Ndërkohë, sipas statistikave, femrat zvicerane më së shumti preferojnë me meshkujt italianë, kurse preferenca për ata të Kosovës është në vendin e dytë, ndërsa me serbo-malazezët në vendin e tretë, transmeton albinfo.ch.

Pastaj vijnë martesat me meshkuj nga Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Tunizia, Maroku, Turqia dhe Franca.

Ndërkohë, meshkujt zviceranë preferojnë më së shumti martesat me femrat nga Gjermania, duke u pasuar nga femrat nga Kroacia, Shqipëria, Serbia-Mali i Zi, Maqedonia, Brazili, Tailanda, Maroku, Rusia dhe Ukraina.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com