[sgmb id=”1″]
Prindërit e një adoleshenti në Durrës kanë bërë një kallëzim në komisariat, për zhdukjen e djalit të tyre.
Denoncimi për zhdukjen e djalit është kryer mbrëmë në 02:00 në Policinë e Durrësit.
Babai i 14-vjeçarit me inicialet E.R ka treguar në polici se djali i tij i mitur është larguar pasditen e djeshme rreth orës 17.00 nga banesa dhe që atëherë nuk është kthyer ende.
Policia ka marrë fotot e djalit dhe të dhënat e deritanishme dhe ka nisur kërkim intensive për të miturin dhe për të rënë në gjurmët e tij.