[sgmb id=”1″]
anë zbardhur edhe pamjet e arrestimeve të dy autorëve të tjerë të vrasjes së kuzhinierit Premtim Bega, në mesnatë në Borsh. Policia gjithashtu ka bërë publik edhe emrat e tre të rinjve që janë arrestuar. Në këto aksione janë përfshirë 30 forca policore, dy grupe të FNSH-së, forca nga Komisariati i Policisë Sarandë, Stacioni i Policisë Himarë dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Si rezultat i operacionit, ku u rrethua gjithë zona, u kapën dy autorët e tjerë të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e Premtin Begajt. Operacioni i arrestimeve është bërë në pyllin e fshatit Kudhës. Policia e Vlorës, në bashkëpunim dhe me FNSH-në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy personat e tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur në mesnatë.
Të arrestuarit janë:
Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh.
Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.
Autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.