[sgmb id=”1″]
Mesa duket kanë filluar të dalin frytet e para të takimit në Bruksel mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në një editorial të shkruar në gazetën “Blic”, Vuçiç shkruan se Serbia duhet të filloj një dialog të brendshëm për Kosovën, për të evituar barrën për brezat e ardhshëm.
“Ka ardhur koha që si popull të mos sillemi më si struci dhe të fusim kokën në rërë. Duhet të përpiqemi të bëhemi realistë, të mos i lejojmë vetes të humbim ose t’ia dorëzojmë dikujt atë që kemi. Por nuk duhet të presim që në dorë të na kthehet ajo që e kemi humbur kaherë”, shkruan Vuçiç.
Në editorialin e tij Vuçiç rikujton fjalët e Shimon Peres, i cili në lidhje me dialogun me palestinezët thoshte: “merreni me mend çfarë do të ndodhë po të mos e bëjmë këtë”. Për këtë editorial të Vuçiç, reagoi edhe kryeministri Rama, i cili përgëzoi këtë ndryshim të kursit nga Vuçiç.