Loading...

Vrau me armë një grua në ’97, kush është shqiptari që u kap pas 20 vitesh arrati.

[sgmb id=”1″]

Arrestohet e ekstradohet nga Brukseli shqiptari i kerkuar per vrasjen e nje gruaje ne vitim 1997 ne Berat.Policia ka bere me dije se “nga Specialistët e Interpol Tirana, ditën e sotme është bërë ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i Levent BREGU , 40 vjeç, lindur në Berat”.

Sipas saj, Levent Bregu ishte shpallur në kërkim, pasi, me  vendim nr.644, datë 15.10.2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 dite burgim  për veprën penale, “Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim”  dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, Levent Bregu së bashku me xhaxhain e tij, kanë vrarë me armë zjarri gruan me iniciale M. H.,  si dhe kanë tentuar të vrasin D. H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjike, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com