[sgmb id=”1″]
Qarkullonin në qytet me automjet, me armë zjarri pa leje, arrestohen në flagrancë nga policia e Vlorës dy shtetas.
Më datë 15.07.2017, në orët e mesnatës, strukturat e policisë së qarkullimit rrugorë kanë konstatuar një automjet të dyshimtë në lagjen “H.Çakërri”, i cili nuk i është bindur patrullës së policisë por ka rritur shpejtësinë me qëllim për t’u shpëtuar atyre.
Menjëherë, shërbimet e policisë mbështetur nga strukturat e rendit, i janë vënë në ndjekje këtij mjeti derisa kanë bërë të mundur bllokimin e tij në lagjen “28 Nëntori” Vlorë.
Gjatë kohës së ndjekies është parë se personat kanë hedhur në tokë diçka të dyshimtë nga dritarja e mjetit.
Nga kontrolli i ushtruar brenda dhe jashtë mjetit tip “Porsche Cayenne” me targë ACD 5323, në një distancë prej 40-50 m larg mjetit, u gjet në tokë një armë zjarri tip Pistoletë e llojit “Berreta” bashkë me krëhërin e mbushur me fishekë, por edhe me 1 fishek në fole (në gojën e armës).
Policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të dy personave që gjendeshin në automjet:
· Mikel Mehmetaj, 39 vjeç, banues në Selenicë.
· Vasil Papa, 34 vjeç, banues në Selenicë.
Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278 dhe 242 të Kodit Penal.