Loading...

Vlorë. Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Policia asgjëson 100 bimë narkotike në fshatin Drashovicë.

[sgmb id=”1″]

Vlorë. Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Policia asgjëson 100 bimë narkotike në fshatin Drashovicë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi: · Ahmet Nelaj, 51 vjeç, banues në fshatin Drashovicë. Policia e Vlorës, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, ka konstatuar të kultivuara 100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva pranë vendit të quajtur “Kumë e madhe” në tokë të hapur rishtas.

Nga hetimet e deri tanishme, shërbimet kanë zbuluar se autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre është shtetasi Ahmet Nelaj.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë si dhe referimin e çështjes në Prokurori në ngarkim të tij, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com