Loading...

VLORË: MJETET LUNDRUESE NUK DO TË LEJOHEN TË LUNDROJNË DERI NË VENDOSJEN E PIKETAVE DHE HAPËSIRAVE .

[sgmb id=”1″]

Mjetet lundruese nuk do të lejohen të  lundrojnë  deri në  vendosjen e piketave dhe hapësirave të  përcaktuara për pushuesit dhe levizjen e mjeteve në  det. Pas ngjarjes tragjike  në  Ksamil ku humbi  jetën një  shtetase ruse, policia kufitare ka nisur aksionin në  të  gjithë  vijën bregdetare duke nisur nga Vlora deri në  Sarandë, për bllokimin e lëvizjes së mjeteve lundruese në  ato hapësira ku nuk  janë  vendosur piketat që  tregojnë  hapësiren e lejuar ku duhet të  levizin mjetet lundruese.

Vetëm gjatë këtyre ditëve janë bllokuar 64 mjete lundruese, ndërsa të  bllokuara ka patur gjatë  kësaj të hëne edhe disa mjete të  tjera në  Vlor ë. Vec mos lejimit të  daljes në  det, kontrolli është  shtrirë  dhe në  verifikimin e dokumentacionit të  plotë  që  duhet të  ketë  cdo mjet lundrues për të  dalë  në det.

Hapësira e plazheve gjat ë  kësaj të hëne ka qenë  thuajse totalisht e boshatisur nga mjetet lundruese, ndërsa burime nga policia kufitare kanë konfirmuar se do të  lejohet lundrimi i vetëm mjeteve  me flamuj të  huaj që  dalin nga porti i jahteve në  Orikum.

Sa i përket  sklafeve, ose motorrëve të ujit, nuk do të  lejohet asnj ë  prej tyre deri në  momentin, ku do të  vendosen tabelat sinjalizuese.

Por pavarsisht aksionit të  policisë  kufitare, nga bashkia Vlorë , nuk ka nisur ansjë  ndërhyrje për vendosjen e piketave dhe tabelave sinjalizuese në  plazhe, edhe pse kjo detyrë  duhej kryer para nisjes së  sezonit turistik dhe jo pas ngjarjeve tragjike të  ndodhura së  fundmi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com