Loading...

VLORË: AUTOMJETI TIP “MITSUBISH” PËRFSHIHET NGA FLAKËT NË LAGJEN “28 NËNTORI” !

[sgmb id=”1″]

Në Vlorë është përfshirë nga flakët një automjet.  Automjeti tip “Mitsubish” i përfshirë nga flakët është në pronësi të 57-vjeçarit me iniciale Sh.S.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” rreth orës 04:15 të mëngjesit të sotëm. Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së 57-vjeçarit.

Vlorë Policia:

Rreth orës 04:15, në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët një automjet.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se mjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit Sh.S., 57 vjeç, ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen “28 Nëntori” Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com