[sgmb id=”1″]
DVP Vlorë, Policia Policia ka arrestuar në flagrancë nje shtetas për lidhje energjie elektrike të paligjshme.
– Durim Sinaj, 41 vjeç, banues në Vlorë
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga OSHEE, në banesën e tij 4 katëshe në lagjen “Pavarsia”, kanë konstatuar një linjë të dytë të energjisë elektrike e cila furnizonte një tjetër objekt (garzoniere) në pjesën e pasme të kësaj banese në pronësi të shtetasit V.S..
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.