Loading...

Veliaj kundër Veliajt! Çfarë thoshte për çmimin e ujit para zgjedhjeve.

[sgmb id=”1″]

Ishte muaji shkurt dhe UKT bënte analizën e punës së vitit të kaluar. Në një ceremoni ku nuk mungonin kamerat kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbajti një fjalë të gjatë për “sukseset” e arritura nën drejtimin e tij.

Në atë kohë kur zgjedhjet dukeshin në horizont Veliaj thoshte se UKT kishte dalë me fitim dhe se po bëheshin investime duke ruajtur të pandryshuar çmimin.

“Një administrim më i mirë i ndërmarrjes e nxori atë me fitim për herë të parë në 25 vjet. Mund të ketë shumë njerëz që thonë nëse jemi me fitim, pse s’kemi ujë 24 orë? Sepse krahasuar me këtë fitim, investimet e kryera nga UKT janë shumëfishuar. Por, besoj se është lajm i mirë që fitimet i përkthejmë në investime, sigurisht duke ruajtur çmimin e ujit që kemi sot”, – mburrej në atë kohë kryebashkiaku Tiranës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com