Loading...

Vdekja e 18-vjeçares pas operacionit, Spitali i Elbasanit: Ja çfarë ndodhi.

[sgmb id=”1″]

Spitali i Elbasanit reagon për vdekjen e adoleshentes nga Gramshi dhe mohon akuzat e prindërve dhe familjareve që pretendonin se vajza e tyre ishte operuar dy herë, për dy gjëra të ndryshme, që ata ende nuk i dinë.

Sipas Spitalit të Elbasanit, 18-vjeçarja Ketjona Ibrahimi ka humbur jetën 6 orë pas operacionit të vetëm që ka kryer.
“Pacientja ka vdekur ditën e shtunë ora 20:00, 6 orë pas ndërhyrjes, është operuar vetëm një herë dhe në sallën e maternitetit, është thirrur kirurgu për ndihmë duke vazhduar operacioni në ekip më të kompletuar ku ka përfunduar rreth orës 13:30-14:00 është futur në reanimacion”,- sqaron spitali.

Rastin e ka komentuar edhe nëndrejtori i Shërbimeve Klinike, Alban Hoxha, i cili hodhi dyshime se shkak për vdekjen dyshohet të jetë bërë mpiksja e gjakut në mushkëri, por pritet rezultati i autopsisë për të vërtetuar dyshimet.

Ndërsa dje nëna e Ketjonës deklaroi se mjekët kishin qënë kontradiktorë në përcaktimin e diagnozës. “Në fillim na thanë se i kishin plasur vezoret, dhe pastaj e operuan nga tëmthi. As ata nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Në reanimacion vajza nuk reagonte pothuajse fare. Nuk na thanë se kush ishte mjeku që do bëjë operacionin”, tha ajo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com