[sgmb id=”1″]
Forcat ushtarake, me kërkesë të Koorporatës Elektro-energjitike kanë punuar për të pastruar liqenet e Fierzës dhe Komanit nga mbetjet urbane.
Sasi të mëdha me mbetjeplastike janë hequr nga birgjet e dy liqeneve. Këto mbetjedepozitohen aty nga prurjet e lumit Drin, në rrjedhën e të cilit banorët përreth hedhin mbeturinat urbane.
“Ju bëj thirrje qytetarëve, banorëve dhe turistëve për të mos ndotur këtë mrekulli të natyrës, por ta mbajnë pastër në mënyrë që flora dhe fauna të rrijnë në gjendjen që janë”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Ndërkohë, më herët Forcat e Armatosura kanë patsruar edhe aksin nacional rrugor Qafë Gjashtë-Qafë Botë në rrethin e Sarandës.