Loading...

Ulet cmimi i tokes truall ne Orikum ! Ja sa kushton nje meter katrore !

Ministria e Drejtësisë ka menduar të ulë çmimin e tokës truall në të gjithë vendin. Diku duke e përgjysmua, diku me afro 30 përqind, apo diku me një përqindje edhe me të vogël, harta e çmimeve ka ndryshuar totalisht. Veçanërisht në zonat e bregdetit, nga një krahasim i hartave shihet se si qytetet por dhe fshatrat bregdetare kanë ndryshuar çmimin e tokës. Në Sarandë qytet, çmimi i tokës vitin e kaluar ishte 12.193 lekë/metri katror. Ndërsa me hartën e re, çmimi është bërë 10.777 lekë/metri katrorë. Sakaq, çmimi ka ndryshuar dhe për zonat përreth bregdetit. Borshi, Lukova, Shën Vasili etj., kishin një çmim fiks prej 3.102 lekë/metri katror.

Sot ky çmim është ulur në 2.560 lekë/metri katrorë. Por, e njëjta linjë duket se nuk ndjekur me përpikmëri edhe për Vlorën. Fshatrat e bregut të Vlorës si Palasa, Qeparo, Vuno etj., kishin një çmim fiks prej 3.102 lekë/metri katrorë. Sot, këto zona kanë çmime të ndryshme; Palasa me 2.135 lekë/metri katrorë, kurse Qeparo, Vuno etj., kanë një çmim pak më të lartë 3.560 lekë/metri katrorë. Ndërsa në Himarë dhe Orikum çmimet si në zonat e tjera kanë pësuar ulje.

Në Orikum, çmimi i tokës truall ishte 7.044 lekë/metri katrorë ndërsa në Himarë ishte 4.799 lekë metri katrorë. Sot, çmimi në Orikum është 5.530 lekë metri katrorë ndërsa në Himarë është 4.350 lekë metri katrorë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com