Loading...

U kapën me qindra mijëra paund kokainë të pastër, burg për tre shqiptarët.

[sgmb id=”1″]

Tre shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur me kokainë, e cila arrinte vlerën e qindra mijëra paundëve.

Në pranga të policisë kanë rënë  Ermal Tyto, Elton Kanani dhe Ardi Kurdi, të cilët u dënuan nga një gjykata britanike me rreth 21 vite burg në total.

Ata janë kapur me drogë gjatë muajve të kaluar, si pjesë e një organizate kriminale.

Kanani u arrestua më 26 prill, pasi trafikoi drogë me Tyton në Greenëay Close, N11.

Atij iu kapën katër kilogramë kokainë në makine, me vlerë 280 000 – 400 000 mijë paund, tha Policia Metropolitane.

Kanani u arrestua në vendngjarje teksa pas kërkimeve në shtëpi iu gjetën edhe disa lloje droge, përfshirë kokainën e klasit A, vlera e së cilës në rrugë kaptën vlerën e 139 000 – 199 000 paundëve.

Më 18 Maj, Mercedesit të Tytos iu bashkua një tjetër makinë e së njëjtës markë që drejtohej nga Kurdi.  Kurdi hyri në makinën e Tytos me tre çanta, dhe doli me tri çanta të tjera.

Të dy u arrestuan pasi në makinat e tyre u gjetën 53 000 paund para të thata dhe kokainë që arrinte vlerën e rreth 200 000 paundëve në rrugë.

Pas pranimit të akuzave, 41-vjeçari Elton Kanani u dënua me 6 vite e 7 muaj burg; 28-vjeçari Ermal Tyto u dënua me 9 vite e 4 muaj, ndërsa 31-vjeçari Ardi Kurdi u dënua me 5 vite burg.

Gjykata britanike po ashtu lëshoi edhe një urdhër-konfiskimi për pasuritë e shqiptarëve, me argumentimin se janë krijuar nga aktivitete të paligjshme

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com