Loading...

Turizmi:Bota ka vendet e preferuara në çdo shtet, mësoni cilat janë në Shqipëri .

[sgmb id=”1″]

Vouchercloud, aplikacioni europian më popullor i blerjeve online, ka ndërtuar grafikë informues që tregojnë tërheqjet e turistëve për çdo vend duke u bazuar mbi të dhënat e TripAdvisor. Vendet janë ndarë sipas kategorive: historik, natyror, fetar dhe turistik.

Sipas hartës Shqipëria tërheq më së shumti turistët me kategorinë e vendeve historike, veçanërisht me Parkun Arkeologjik të Butrintit. Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, shkruan Monitor.

Serbia dhe Kosova, tërheqin gjithashtu me kategorinë e vendeve historike. Beogradi me kështjellën e qytetit, ndërsa Kosova me muzeun Etnografik.

Mali i Zi dhe Maqedonia tërheq turistët me atraksionet natyrore, përkatësisht me Gjirin e Kotorrit dhe liqenin e Ohrit.

Greqia, e cila sipas hartës kategorizohet tek vendet turistike, si atraksion kryesor të turistëve ka muzeu e Akropolit.

Çfarë po tërheq më shumë në botë?

Cili do të mendonte se turi në studiot ku është xhiruar Harry Potter do të tejkalonte turet në Big Ben apo në Kullën e Londrës si atraksion kryesor? Gjithashtu edhe në Francë, Musee d’Orsay ka tejkaluar Kullën Eifel në listën e atraksioneve kryesore. Bukuritë natyror në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, më ujëvarat e shumta që janë destinacionet më të frekuentuara të Kanadasë, Brazilit, Paraguait, Gujanës dhe Xhamajkës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com