Loading...

Turisti sllovak mbytet në pazhin Golemit, gruaja e tij: Konsumoi alkool dhe…

[sgmb id=”1″]

Policia ka bëtë të ditur me anë të një njoftimi se një 66-vjercar ka ndërruar jetë në pazhin e Golemit. Nga të dhënat e para dhe dëshmisë së dhëne nga bashkëshortja e shtetasit sllovak në polici, sipas saj përpara se ai të hynte për tu larë kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli.

Kavajë. Informacion paraprak. Më datë 21.07.2017, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak : – Beres S.,66 vjeç. Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar. Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com