Loading...

Tragjike në Kamëz , djali qëllon me armë babanë dhe nënën.

[sgmb id=”1″]

Djali vret me arme babane dhe plagos rende nenen. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Kamze dhe policia njofton se ka shoqeruar autorin e dyshuar.

Informacioni paraprak
Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
 
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
 
Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
 
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com